Rama vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Kryeministri i cili ka publikuar edhe një video nga nisja e kësaj vizite. Në Riad, Kryeministri Rama është pritur me nderime nga zyrtarë të lartë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.