Ballina Aktualitet

Basha pret liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti

TIRANË, 5 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në Tiranë, kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin theksoi se në dialogun Serbi- Kosovë, domosdoshmëri është moscenimi territorial i Kosovës.

Në bashkëbisedim, kreu i opozitës Basha dhe lideri i Vetëvendosjes, Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscenimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

Po ashtu, lideri i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standardeve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak198 vendgrumbullime mbetjesh, do t’u kthehen qytetarëve
Artikulli tjetërVlorë, 8 raste me virusin AH1N1, Bashllari: Nuk ka vend për alarm