TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Platforma e bashkëqeverisjes vijon të dëshmohet si një mekanizëm efiçent për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa çdo ditë e më shumë po rritet edhe besimi qytetar te kjo platformë.
Këtë e faktojnë edhe shifrat, sipas të cilave në total në nivel qendror janë zgjidhur
19531 ankesa, nga 28 565 që është numri i ankesave të regjistruara.
Ndërsa në nivel vendor regjistrohen 2252 ankesa të zgjidhura nga 4801 që është numri total i ankesave të regjistruara.

Platforma është përdorur po ashtu si një mjet aktiv komunikimi me studentët. Konkretisht te rubrika “Jam student – pyetja ime është:” Janë regjistruar 924 përgjigje të kthyera.
Sa i përket rasteve të suksesit, gjatë kësaj jave regjistrohen 16 raste të tilla, konkretisht 3 raste nga Ministria e Drejtësisë, 4 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 2 raste nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 1 rast nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, 5 raste nga bashkia Tiranë dhe 1 rast bashkia e Kukësit.
Numri total i Login në faqe është 80382 persona, ndërsa numri total i regjistrimeve të reja arrin në 13930 persona./m.m/e.caushi/






















