TIRANË, 1 shkurt /ATSH/- Pavarësisht reshjeve të dëborës që ka pasur në aksin rrugor Përrenjas-Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, nuk ka pasur për asnjë moment probleme me qarkullimin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se kompania e mirëmbajtjes ka punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarje e kripës.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, për shkak të lagështirës dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
e.xh/ /a.g/























