Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2019

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ – Vendi për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në të gjithë vendin.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën veriore dhe jugore në mesditë deri në pasdite. Në zonat malore mbi 800 metra në Verilindje dhe Juglindje parashikohen reshje bore. Mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë nga Juglindja-Jugperëndim me shpejtësi 2-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë me intensitet dhe rrahje deri në 30 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 2.2-3.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/11 re shi
Kukës 0/10  re shi bore
Lezhë 3/11  re shi
Dibër -1/7  re diell
Durrës 3/14  re diell
Tiranë 4/15  re diell
Elbasan 3/10  re diell
Berat 4/13  re diell
Vlorë 4/15  re shi
Korçë -2/8  re shi bore
Gjirokastër  3/12  re shi
Sarandë   5/13 re shi

 

      /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës, testimi falas në qendrat shëndetësore
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01.02.2019