TIRANË, 31 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Studentët e fakultetit të Drejtësisë kanë zhvilluar të enjten ditën e dytë të mësimit pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Gjatë vëzhgimit nga ATSH, sot është vënë re një numër më i lartë i studentëve të Drejtësisë të cilët i janë bashkuar mësimit pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
“Dje kemi zhvilluar mësim deri në orën 19:00. Edhe sot mendojë se do kemi mësim në të po të njëjtin orar. Dekani tha që do bëhet mësimi edhe në fundjavë”, u shpreh për ATSH-në, njëra nga studentet.
Një student tjetër, teksa priste nisjen e mësimit u shpreh për ATSH se “u zhvilluan disa leksione. Bëmë disa seminare gjithashtu. Kishte dhe mungesa. Orari i mësimit u realizua sipas programit që kishim paraprakisht. Sot kemi dy orë leksion dhe pastaj kemi dhe seminar”.
Edhe një student tjetër konfirmon faktin se është bërë mësim rregullisht. “Programi është i ngjeshur, por duhet realizuar brenda një kohe të gjatë” tha studenti për ATSH.
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, u detyruan të vijojnë mësimin te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” pasi hyrja e fakultetit të Drejtësisë është bllokuar nga një grup individësh të paautorizuar disa prej të që nuk janë as studentë të këtij fakulteti. /a.g/






















