TIRANË, 31 Janar ATSH/ – “Kukësi” ka zyrtarizuar marrëveshjen me Valdet Ramën, ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili ka nënshkruar kontratën me skuadrën nga verilindja e Shqipërisë të vlefshme deri në përfundim të këtij stinori dhe pjesëmarrjen në kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit.
Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e “YB Funde” e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje.
Valdet Rama ka luajtur 15 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar tre gola.
/gj.m/ /a.g/











