TIRANË, 31 janar ATSH/ – “Borussia Dortmund” është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme për të rikthyer në Gjermani mbrojtësin Andreas Christensen.
Lojtari danez nuk është aspak i lumtur te “Chelsea” pasi nuk luan rregullisht dhe Maurizzio Sarri nuk e shikon si titullar ndaj dhe nuk do të refuzonte kalimin te “verdhezinjtë” të cilët nuk janë vetëm në garën për 22-vjeçarin.
Edhe “Juventusi” e ndjek prej kohësh por për “bardhezinjtë” e vetmja mënyrë për ta afruar është huazimi me të drejtë blerjeje, formulë që refuzohet nga drejtuesit e “Chelseat”.
/gj.m/j.p/























