Ballina Bota

ITALI – Kapet sasia më e madhe e kokainës në 10 vitet e fundit

ROMË, 30 janar /ATSH-AFP/ – Policia italiane njoftoi sot se ka zbuluar rreth 650 kilogramë kokainë në një kontejner me fara kafeje, një prej kapjeve më të mëdha në 10 vitet e fundit.

Droga, e zbuluar në 23 thasë gjatë një kontrolli në portin e Livornos, në Toskanë, me një vlerë tregu prej 130 milionë eurosh, theksoi policia në një komunikatë.

Kokaina, e zbuluar më 15 janar, gjendej në një kontejner që ishte nisur nga Hondurasi, më pas ishte transferuar në një anije tjetër në Kosta Rika.

“Destinacioni përfundimtar ishte qyteti spanjoll i Barcelonës”, theksuan forcat e policisë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLituani 2020, Kombëtarja Shqiptare e Futsalit fazë përgatitore në Prishtinë
Artikulli tjetërEkipet e Urgjencës Kombëtare sfidojnë të ftohtin, shpëtohet 25-vjeçarja nga Malësia e Madhe