Ballina Flash

“Roma” kërkon mbrojtësin kroat Vida

TIRANË, 29 janar ATSH/ – “Roma” kërkon përforcime në mbrojtje, teksa së fundmi ekipi ka piketuar kroatin Domagoj Vida, i cili luan te skuadra e “Besiktas” në kampionatin turk.

Juan Jesus është i dëmtuar, por dhe golat e shumtë të pësuar kanë detyruar Monchin në orët e fundit të bëjë një goditje të madhe në mbrojtje.

Vida shkëlqeu gjatë Botërorit Rusi 2018 ku e dërgoi Kroacinë në finale ndaj Francës. Ai është 29 vjeç dhe ka përvojë të madhe në karrierën si futbollist profesionist.

Ndërkohë “Besiktas” vuan nga një krizë e thellë ekonomike, ku së fundmi ka larguar dy yje nga skuadra, Pepen dhe Rayan Babel, dhe kjo mund të jetë një arsye më shumë që Vida të mbërrijë në Romë në orët e fundit të merkatos.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë/ Ndalohen tre të shpallur në kërkim
Artikulli tjetërRobben do të largohet nga “Bayern”, e kërkojnë në Japoni