Ballina Flash

Neymar pranë operimit, përplasje mes PSG-së dhe Brazilit

TIRANË, 29 janar ATSH/ – E përditshmja franceze “L’Equipe” ka zbuluar një lajm të hidhur rreth kohës së rikuperimit të yllit brazilian të PSG-së, Neymar Junior.

Dëmtimi i pësuar në fitoren 2-0 në Kupë me “Strasbourgun” ka rezultuar i rëndë dhe riaftësimi i plotë do të kërkojë të paktën dy muaj kohë. Pra, sulmuesi mund të kthehet në dispozicion të Thomas Thuchelit jo më parë se fundi i muajit mars.

Por ky nuk do të ishte rasti më i keq, sepse po kjo e përditshme shkruan se Neymar me shumë mundësi do të operohet sërish në këmbë, pasi ka dëmtuar kockat e gishtit të pestë të këmbës së djathtë. Të paktën kështu mendojnë te klubi parizien, por jo në në përfaqësuesen e Brazilit, çka ka sjellë një përplasje mes palëve.

Neymar pas dëmtimit postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: “1% mundësi dhe 99%. U realizoftë vullneti yt, Zoti im!”. Por duket se lutjet e Neymar nuk do të kryejnë punë, sipas të gjitha gjasave do të duhet sërish të operohet.

Një tjetër operacion do të vinte në dyshim formën e tij në Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet në periudhën qershor-korrik pikërisht në Brazil.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha me të rinjtë e Shkodrës: Do hartojmë ligj me standard europiane për Arsimin e Lartë
Artikulli tjetërJAPONI – Hetim për 200 milionë aparate të lidhura me internetin