Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 janar 2019

TIRANË, 28 janar/ATSH/ – Vendi për ditën e sotme, do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti deri në orët e mëngjesit do të jetë me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Më tej moti do të jetë i vranët në të gjithë vendin.

Deri në orët e mesditës, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në Veriperëndim e Jugperëndim të vendit. Prej orëve të mesditës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar e në formën e shtrëngatave shtrihen në të gjithë territorin. Prej këtyre orëve në Veriperëndim e Jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Në zonën e Alpeve reshje të vazhdueshme dhe të dendura dëbore. Në mbrëmje në Verilindje-Lindje e Juglindje reshje bore të herëpashershme me intensitet mesatar. Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut dhe dëborës si dhe ngrica në lartësi në zonat malore.

Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë tepër intensive dhe me rrahje deri në 30m/s duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 në detët Adriatik e Jon.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/13 re shi rrufe
Kukës -1/6 re shi
Lezhë 6/16 re shi
Dibër -2/4 re shi borë
Durrës 6/16 re shi rrufe
Tiranë 5/16 re shi rrufe
Elbasan 5/14 re shi
Berat 4/17 re shi
Vlorë 6/17 re shi rrufe
Korçë -1/6 re shi borë
Gjirokastër 6/13 re shi rrufe
Sarandë 8/17 re shi rrufe

 

      /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSondazhi, bashkitë nuk përfituan maksimalisht nga renta minerare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/01/2019