PRISHTINË, 27 janar /ATSH/ Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.
Sipas një komunikate të MPJ-së, gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.
Numri dy i Qeverisë pritet të ketë agjendë të ngjeshur nëpërmjet takimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse./KosovaPress/ j.p/























