TIRANË, 25 janar/ATSH/-Përfaqësues të institucioneve publike dhe ofrues shërbimesh në territorin e bashkisë së Shijak zhvilluan sot një tryeze diskutimi mbi nevojat e fëmijëve dhe familjeve në vështirësi.
Ky diskutim, është hapi i pare edhe thelbësor ne procesin e hartim te planit te përkujdesit social për bashkinë e Shijakut. Një planifikim i tillë, do të mundësojë që asnjë fëmijë dhe familje në nevojë të mos mbetet pa shërbime. Plani social, po hartohet me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane dhe UNICEF(organizatë ndërkombëtare që operon edhe në Shqipëri) si dhe Shërbimi Social Shtetëror.
“Askush të Mos Mbetet Pas” është një Program i Përbashkët i OKB Shqipëri, i financuar nga Qeveria Zvicerane që synon të sjellë përmirësime në sistemin e shërbimeve sociale, duke rritur pjesëmarrjen e njerëzve në nevojë në vendimmarrjen publike, në mbështetje të vizionit për një Shqipëri gjithëpërfshirëse, e cila është në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe aspiratën e Shqipërisë për hyrjen në Bashkimit Europian. z.tosku/ /a.g/























