Ballina Flash

Henry pritet të shkarkohet nga “Monaco”

TIRANË, 25 janar /ATSH/ – Thierry Henry mori drejtimin e “Monacos” për të ndryshuar situatën në klub në këtë sezon të vështirë, por deri tani ish-sulmuesi i famshëm i kombëtares franceze nuk ka ndryshuar asgjë madje gjërat janë përkeqësuar.

Eliminimi nga Kupa e Francës nga një skuadër e Ligue 2 si “Metz” ka bërë që drejtuesit e “Monacos” t’i japin ultimatum prej 48 orëve trajnerit Thierry Henry, më saktë ndeshja në fushën e “Dijon” do jetë si një finale për të.

Mediet kanë zbuluar se drejtuesit e klubit nga Principata i kanë komunikuar ish-sulmuesit se duhet të marrë patjetër fitore në ndeshjen e së shtunës në të kundërt do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Për më tepër është menduar një lëvizje e madhe. Vetëm pas tre muajsh kur Leonardo Jardim u shkarkua për mungesë të rezultateve, Henry mund të bëhet i shkarkuari i dytë dhe do jetë sërish portugezi që do rikthehet në skuadër për të nxjerrë ekipin nga kjo situatë.

Aktualisht “Monaco” renditet në vend të parafundit me 15 pikë, vetëm një më shumë se vendi i fundit. Që nga momenti që Henry ka marrë drejtimin e skuadrës e deri tani ka marrë dy fitore, tre barazime dhe plot shtatë humbje në kampionat./gj.m//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN- Heiko Maas: Gjermania nuk është neutrale ndaj Venezuelës, mbështet Guaidon
Artikulli tjetërNjë terapi e dobishme që lufton depresionin pas lindjes