BERLIN- Heiko Maas: Gjermania nuk është neutrale ndaj Venezuelës, mbështet Guaidon

BERLIN, 25 janar /ATSH-DPA/- Gjermania nuk është neutrale ndaj situatës politike në Venezuelë, theksoi ministri i Jashtëm Heiko Maas në një koment dhe shprehu mbështetje të qartë për udhëheqësin Juan Guaido, i cili u deklarua president i përkohshëm i vendit.

“Ne nuk jemi neutral, ne mbështesim atë që bën Guaido”, tha Maas për televizionin gjerman Deutsche Welle gjatë një udhëtimi në Nju-Jork.

Është e vështirë të njihet Nicolas Maduro si president i vendit, sepse “ishte e qartë se ka pasur kaq shumë shkelje të të drejtave të votimit që kufizuan mundësinë e thirrjes së tij në votim demokratik”, shtoi Maas.

“Maduro nuk kishte asnjë legjitimitet demokratik si president”, shtoi ai.

Ai shtoi se “Gjermania mbështet Asamblenë Kombëtare, e cila zgjidhet nga populli dhe bën thirrje për zgjedhje demokratike”.    /os/ /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.