Ballina Bota

BRAZIL – Mbi 200 të zhdukur nga shembja e një dige

RIO DE ZHANEIRO, 25 janar /ATSH-AFP/ – Rreth 200 persona u shpallën sot të zhdukur pas shembjes së një dige në shtetin brazilian të Minas Gerais, njoftuan zjarrëfikësit në një komunikatë.

Një lum i vërtetë prej balte rrodhi nga diga që i përkiste gjigantit të minierave “Vale” dhe një përgjegjës i zjarrfikësve ka folur për shumë të vdekur sipas dëshmive të banorëve, pa dhënë një bilanc të saktë.

Incidenti ndodhi në Brumadinho, një komunë me rreth 39 000 banorë që ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratimi i marrëveshjes së Prespës/ Soreca: Një shembull pajtimi për Europën
Artikulli tjetërShahini: Pedagogët e dinë se ligji për Arsimin e Lartë nuk rrëzohet për një javë