TIRANË, 23 janar /ATSH/ U zhvillua sot një takim i nivelit të lartë i grupit të aktorëve të angazhuar në projektin TID Vlora.
Në takim morën pjesë Bashkë-Drejtorët Ekzekutive të AADF-së, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, përfaqësues të FShZh, kompanisë ndërtuese AlbStar dhe institucioneve të tjera të përfshira në projektin për rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës.
Përgjatë takimit u raportuan sfidat aktuale që lidhen me procesin e ndërtimit si dhe u përgatit një listë me detyra për t’i kapërcyer këto sfida dhe çuar projektin më afër finalizimit.























