TIRANË, 22 Janar /ATSH/ – “Real Madridi” nuk heq dorë nga Christian Eriksen, madje ka gjetur edhe mënyrën për të mbërritur te mesfushori danez.
Drejtuesit e klubit spanjoll synojnë të përfshijnë në bisedimet me “Tottenhamin” kartonin e James Rodriguezit, që është i huazuar te “Bayern Munich”.
Me emërimin e trajnerit Niko Kovaç, mesfushori kolumbian nuk po aktivizohet në vazhdimësi.
Sipas gazetës “AS”, tek “Reali” nuk duan ta mbajnë më Jamesin prandaj duan ta përfshijnë në bisedimet për Eriksen, i cili është i lidhur me “Spurs” deri në vitin 2020.
Në rast se nuk rinovon kontratën, “Tottenhami” do të jetë i detyruar për ta shitur. Përveç Jamesit, “Reali” është gati të paguajë edhe një shifër parash për të arritur tek Eriksen.
/gj.m//m.m/























