Ballina Bota

PEKIN – Huawei: SHBA do të kërkojë ekstradimin e Meng Wanzhou

PEKIN, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar qeverinë kanadeze se do të bëjnë kërkesë zyrtare për ekstradimin e Meng Wanzhou, shefes të financave  të kompanisë Huawei, e cila është arrestuar në Vankuver në 1 dhjetor të vitit 2018.

Meng akuzohet për shkelje të sanksioneve kundër Iranit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Globe dhe Mail raportuan se ambasadori kanadez në SHBA, David MacNaughton, tha në një intervistë se ai nuk e dinte se kur do të ndodhte ekstradimi, duke kujtuar se afati i fundit për dorëzimin e saj ishte në 30 janar.   /o.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Dy anije përfshihen nga flakët pranë Ngushticës së Kerçit, të paktën 14 të vdekur
Artikulli tjetërMOSKË – Abe takim me Putin, diskutime për ishujt Kuril