Ballina Ekonomi

Strehimi social, 7 vendime që lehtësojnë zbatimin e ligjit

TIRANË, 21 janar /ATSH/- Enti Kombëtar i Banesave në bashkëpunim me institucionet e linjës ka gati shtatë projektvendime që e bëjnë më të thjeshtë zbatimin e ligjit për strehimin social.

Sipas Entit Kombëtar të Banesave, projektvendimet lehtësojnë zbatimin e ligjit dhe përcaktojë procedura të unifikuara me të gjitha hallkat e përfshira në këtë fushë.

Projekt-vendimet janë hartuar nga ekspertë të linjës, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me mbështetjen e Zyrës së PNUD Albania nëpërmjet projektit “Leave no one behind”, të OKB-sē si dhe asistencën e projektit “ROMACTED” të Këshillit të Europës për të interpretuar çështjen e “dëbimeve me forcë” dhe “zhvendosjeve”.

Në vitin 2016 për herë të parë Shqipëria vendosi të miratonte një strategji për strehimin social për vitet 2016-2025. Në funksion të kësaj strategjie u miratua edhe një ligj i hartuar nga e para për strehimin social në vendin tonë, i cili i mbështetur nga projektvendimet shtesë synon të caktojnë në detaj sesi do të funksionojë strehimi social dhe element të tjerë të lidhura me këtë ligj, kryesisht procedurale.  /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shqipëria zgjon interesin e vizitorëve në panairin e Turizmit në Helsinki
Artikulli tjetërFOTO/ Kishat e Voskopojës, asnjë dëmtim nga moti i keq