Dhjetor 2018, INSTAT: Ulet numri i të aksidentuarve me 4,7%

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Në muajin dhjetor 2018, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) u ul me 4,7% bëri të ditur sot INSTAT, ndërsa publikoi shifrat e këtij treguesi me rënie në 162 persona nga 170 që ishte në dhjetor 2017.

Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve në vitin 2018, është 2291 duke u ulur 12,3%, krahasuar me vitin 2017.

Ndërsa, për këtë periudhë, numërohen 136 aksidente rrugore nga 132 aksidente të ndodhur në dhjetor 2017, duke u rritur me 3,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vitin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 213 nga 222 që ishte një vit më parë. Aksidentet rrugore, në 71,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej, citon njoftimi i INSTAT. /e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.