Ballina Flash

Berat, punësohet pasi aplikon tek Zyra e Punës

TIRANË, 21 janar/ATSH/ – Pas aplikimit pranë Zyrës Vendore të Punësimit në Berat, Enver Gega u punësua pranë një subjekti.

Zyra e Punës në Berat ka bërë të ditur se janë shtuar punësimet e ndërmjetësuara nga kjo zyrë.

Së fundi, me ndërmjetësimin e kësaj zyre është punësuar Enver Petrit Gega i cili ishte regjistruar si punëkërkues i papunë në muajin nëntor 2018.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë të ditur se në Zyrën e Punësimit në Berat ka ende vende të lira të pune të regjistruara, ndaj SHKP i ka bërë apel qytetarëve.

“Qytetarët që janë të interesuar të fillojnë një karrierë të re mund të paraqiten pranë kësaj zyre për të përfituar nga ndërmjetësimi apo edhe nga këshillimi për karrierë”, – bën të ditur Zyra e Punës në Berat. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet vendore në Roskovec, ndërhyrje në tre akse rrugore
Artikulli tjetërOSHEE: Dëmton fiderin F13, pa energji një pjesë e Unazës së Re