Ballina Ekonomi

14-18 janar, AKU mbi 1300 inspektime për sigurinë ushqimore

TIRANË, 21 janar /ATSH/- Në javën që lamë pas Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend, ka kryer mbi 1300 inspektime në terren e pika doganore.

Sipas AKU-së, gjatë javës 14-18 janar 2019, janë kryer 474 inspektime në terren dhe 910   inspektime në pikat doganore në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Si rezultat i inspektimeve të kryera, për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 125 masa  paralajmërimi, 15 gjoba dhe ka mbyllur 5 subjekte, ndërkohë që ka kryer 627 analiza ushqimore në të gjithë vendin, ndër të cilat 14% e rasteve ka qenë nga kontrollet zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar, 18% të rasteve nga kontrollet zyrtare në terren dhe 68% të rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra  çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët, citon njoftimi i AKU-së. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANKFURT- FAZ: Brexit rrezikon paqen në Irlandën e Veriut
Artikulli tjetërNesër takimi për taksën ndaj Serbisë