ROMË, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Dritë, ngjyra dhe forma për të rritur perceptimin tridimensional në kanavacë. Këto aspekte, në pikturën ”Waterloo Bridge” të Claude Monet janë të manipuluara në atë mënyrë që studiuesit nuk e kuptonin plotësisht, por, tani, në sajë të kërkimeve shkencore të tilla si ai i kryer nga Universiteti i Rochesterit gjithçka është më e qartë.
Monet përdor një gamë të gjerë ngjyrash shumë të kufizuara në serinë e ”Waterloo Bridge”, por është ende në gjendje të ngjallërojë një gamë të gjerë mjedisesh.
Si e ka bërë këtë?
”Përgjigjja përfshin mënyrën sesi vështrojnë sytë në gjatësinë e valës së dritës”, sipas David Williams, drejtor i Qendrës së Shkencave Vizuale në universitetin amerikan.
Në retinë ekzistojnë tri lloje trekëndëshash: blu, të ndjeshëm në gjatësi vale të shkurtër të dritës, e gjelbër, gjatësia mesatare, dhe e kuqe, në gjatësi të madhe.
”Këto sinjale trikromatike janë të thjeshta, por shumica e hijeve të ngjyrave rrjedhin vetëm nga këto të treja”, thotë Williams.
Nga retina, sinjalet udhëtojnë deri në kontekstin vizual dhe pastaj transmetohen në pjesë të tjera të trurit. Kështu ato bëhen objekte dhe skena.
Një nga mënyrat që Monet shfrytëzon është të pikturojë një skenë tridimensionale mbi një kanavacë dydimensionale.
Procesi është i ngjashëm me atë të syve dhe trurit: sytë janë të lakuar, por në thelb një botë tridimensionale është projektuar e përmbysur në një retinë të sheshtë.
Truri duhet të lidhë pikat, të rrotullohet imazhi dhe të nxjerrë dimensionin e tretë që mungon.
Monet tenton të “mashtrojë” trurin e vëzhguesit, duke përfaqësuar elemente me dritë, hije dhe kontrast për të pikturuar “iluzionin” e një ure tridimensionale.
Ai gjithashtu manipulonte edhe dritën mbi pikturë.
Ura e Vaterlosë kurrë nuk ndryshon ngjyrën, por duket se e bën këtë, në sajë të hijeve dhe intensiteteve të ndryshme.
Përveç kësaj, duke përdorur penelata të ngjyrave të ndryshme pranë njëri-tjetrit përfiton marrjen e njëkohshme të kontrastit: e njëjtën ngjyrë duket ndryshe në qoftë se është vendosur pranë një tjetre./ /os/ a.jor.















