Ballina Flash

Frutat, “mikeshat” e fytyrës gjatë stinës së dimrit

TIRANË, 18 janar /ATSH/ – Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për të përballuar me sukses këtë stinë. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike.

Gjatë stinës së dimrit për të patur një fytyrë sa më të ndritshme dhe të duket e shëndetshme na vijnë në ndihmë frutat.

Ja disa nga frutat që duhet të konsumoni për një fytyrë plot shkëlqim dhe të hidratuar:

Molla

Nëse konsumoni edhe një kafshatë nga ky frut çdo ditë, do të gjallëroni lëkurën pasi është e pasur me ujë dhe kolagjen.
Pjepri
Nëse doni të luftoni thatësinë në fytyrë gjatë dimrit, përfshini në dietën tuaj pjeprin. Ai përmban 90% ujë dhe shumë beta karoten.
Luleshtrydhe
Ata kanë fuqinë për të zvogëluar njollat e errëta, qeskat poshtë syve dhe për të zbardhur ngjyrën e lëkurës. Kjo është për shkak të acidit salicilik dhe sasisë së madhe të lëngjeve që ky frut ka në pulpë. Përdoreni në sallatë dhe konsumojeni edhe gjatë darkës.
Kivi
Është frut i rinisë, pasi ka nivele të larta të vitaminës E, antioksidantë dhe ujë, të cilët promovojnë rigjenerimin e qelizave.
Shalqiri
Shalqiri është një frut thelbësor për të hidratuar lëkurën, për të minimizuar madhësinë e poreve dhe për të përshpejtuar procesin e shërimit. Konsumojeni çdo ditë pas trajtimeve me laze rose dermabrasion dhe ju të shihni se çdo njollë do të zhduket shumë shpejt.
Kumbulla blu
Ushqyesit e saj luftojnë kundër humbjes së elasticitetit dhe rrudhave duke e bërë lëkurën tuaj të duket më e re dhe e shëndetshme në dimër.
Qitro
91% e këtij fruti me lëng është uji, prandaj mos hezitoni ta hani atë në mënyrë që lëkura juaj të mbetet e hidratuar. /a.a/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës/ Rrugët që lidhin fshatrat e njësive administrative të hapura nga dëbora
Artikulli tjetërKosovë/ Nënshkruhet memorandumi për përmirësimin e arsimit