Ballina Ekonomi

Shqipëri-Kosovë, lehtësohet shitblerja online

TIRANË, 17 janar /ATSH/- Posta Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë lehtësuar procedurat e shitblerjes online.

Sipas Postës Shqiptare, të gjitha bizneset kosovare që shesin mallra online mund të shfrytëzojnë shërbimin e ri postar që iu mundëson transportimin efikas dhe të sigurt të mallrave në shtete të ndryshme.

Marrëveshja për këtë shërbim të ri është nënshkruar sot nga administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha. Kompanitë që merren me këtë biznes mund të dërgojnë mallra me peshë deri në 2 kilogramë për pako tek klientët e tyre.

Ky shërbim realizohet përmes Postës Shqiptare, e cila ka mundësuar që çdo dërgesë të pajiset me kodin e gjurmimit, përkatësisht me tracking number. Në këtë mënyrë, shitësit dhe blerësit mund të gjurmojnë rrugëtimin e pakove që nga momenti i blerjes online. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzeu “Onufri” me sistem audio-guidë në katër gjuhë
Artikulli tjetërKorçë e Kukës, masa ndaj tregtuesve të mishit në shkelje të ligjit