FOTO/ ARRSH: Në veri qarkullimi me zinxhirë

TIRANË, 17 janar/ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar situatën në akset kryesore të vendit.

ARRSH bën të ditur se në rajonin verior dhe atë qendror segmentet janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në jug qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht, pa zinxhirë.

Në të tria rajonet nuk ka patur reshje. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kjo sjell prezencën e ngricave në rrugë. Të gjithë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë janë:
Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë
Sllovë-Vasije
Peshkopi-Qafë-Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Qafë-Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë
Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët gjatë orëve të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:
Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë-Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhirë.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhirë.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve për shkak të ngricave në rrugë.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:
Në qarkun Korçë qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë.
Në qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhirë në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.