NJU JORK – SHBA shqyrton mundësitë e armatimit në hapësirë

NJU JORK, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së armëve në hapësirë duke përfshirë lazer dhe satelitë për të kapur raketat armike, raportoi një zyrtar i administratës për shtypin amerikan.

”Asnjë vendim i veçantë nuk është marrë në këtë drejtim, por administrata Trump synon të forcojë mburojën antiraketore për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe interesat e saj jashtë vendit nga sulmet e mundshme”, tha ai.

Disa muaj më parë, presidenti Trump kishte përmendur idenë e krijimit të një ushtrie hapësinore./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.