TIRANË, 16 janar/ATSH/ Urat mbi lumin Gjanicë në Fier janë një element shumë i rëndësishëm dhe i veçantë i projektit madhor për rehabilitimin e qendrës së qytetit.
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi komentoi sot nisjen e punës për ndërtimin e urave, ndërsa u ndal te standardi i ri që ato do të kenë.
“Të presim që transformimit rrënjësor të bërë tashmë në qytet t’i shtohet dhe rezultati final i këtij projekti, për të përfituar në çdo detaj potencialin e madh që Fieri mbart në çdo fushë. Sfida vazhdon”, tha ai.
/m.m/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























