BERLIN, 16 janar /ATSH-ANSA/- Kemi ende kohë për ta trajtuar Brexit, por tani kryeministrja britanike duhet të bëjë një propozim, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një deklaratë mbi refuzimin e Brexit nga parlamenti britanik.
“Te përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, por jemi gjithashtu të përgatitur për opsionin që kjo zgjidhje nuk ekziston”, tha Merkel.
“Kjo është arsyeja pse parlamenti gjerman do të takohet për konsultime”, shtoi ajo./ /os/ a.jor.












