Ballina Ekonomi

Fondet për Bujqësinë, AZHBR: Si aplikohet në programin IPARD

TIRANË, 15 janar /ATSH/- Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) publikoi sot një videon informuese për mënyrën si aplikohet në Programin IPARD II.

“Procedura e aplikimit, masat, formularët, si dhe dokumentacioni mbështetës. Aplikimet mbyllen në datën 30 janar 2019. Nxitoni të përfitoni nga ky Program!”, citon njoftimi i AZHBR-së, ku ndër të tjera publikon edhe udhëzuesin për aplikantët, në lidhje me objektivat, masat dhe shpenzimet e pranueshme.

AZHBR publikon formularin e aplikimit dhe procedurën e plotësimit të tij, duke krijuar lehtësi dhe informim për të gjithë të interesuarit që duan të përfitojnë nga programi IPARD II që mbështet me grante investimet në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – May: Kemi detyrimin moral për të respektuar rezultatin e referendumit
Artikulli tjetërLONDËR – Shumica e deputetëve voton kundër marrëveshjes së Brexit