Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/01/2019

ABU DABI – Pompeo vazhdon turneun e tij në Lindjen e Mesme për të folur për Sirinë, Iranin dhe Jemenin.

RIESA – Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD përcakton programin e saj për zgjedhjet legjislative europiane dhe do të përcaktojë nëse do të kërkojë tërheqjen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian.

PEKIN – Publikohen shifrat e tregtisë së jashtme për muajin dhjetor.

PEKIN – Konferencë për shtyp e agjencisë hapësinore kineze në lidhje me robotin e tij hënor.

MOSKË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov pret homologun e tij japonez Toro Kono pas një rritje të tensioneve rreth ishujve Kurile.

DETROIT – Zhvillohet salloni ndërkombëtar i automjeteve./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 14 janar 2019
Artikulli tjetërPrestigjiozja “The Washington Post”: Në Shqipëri, te tradita antike dhe plazhet e bukura