Sipërmarrjet në Tiranë: Ulja e tatimfitimit do të risë punësimin
Sipërmarrjet në Tiranë: Ulja e tatimfitimit do të risë punësimin.http://ata.gov.al/2019/01/13/sipermarrjet-ne-tirane-ulja-e-tatimfitimit-ne-5-do-te-rise-punesimin/Ardian Visha, një sipërmarrës në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë tha se është i kënaqur nga ulja e taksave dhe se e mirëpret uljen e normës së tatim fitimit e cila sipas tij, do të risë punësimin.Edhe Teuta Beqiri sipërmarrëse e prodhimit të mobilieve, tha se aktiviteti i saj ka ardhur në rritje. Në fillimet saj regjistronte 5 të punësuar, me rritjen e të ardhurave numri i të punësuarve u rrit në 27 persona.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E Diele, 13 Janar 2019
TIRANË, 13 janar /ATSH/ – Gazetarët e Agjencisë Telegrafike Shqiptare vizituan disa biznese në kryeqytet, ku pyeti sipërmarrësit se cili do të jetë efekti i uljes së tatim fitimit nga qeveria, nga 15% në 5%.
Ardjan Visha, një sipërmarrës në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë tha se është i kënaqur nga ulja e taksave dhe se e mirëpret uljen e normës së tatim fitimit e cila sipas tij, do të rrisë punësimin.
“Unë ushtroj aktivitetin tim prej viti 2001, tregtoj materiale ndërtimi. Deri dje nuk është se kemi punuar shumë mirë, por ulja e taksave nga qeveria vitet e fundit ka bërë që të fitojmë më shumë. Ulja e tatimfitimit nga 15% në 5%, do të rrisë punësimin” – u shpreh ai.
Edhe Teuta Beqiri sipërmarrëse e prodhimit të mobilieve, tha se aktiviteti i saj ka ardhur në rritje. Në fillimet saj regjistronte 5 të punësuar, me rritjen e të ardhurave numri i të punësuarve u rrit në 27 persona.
“Firma jonë merret me prodhimin e mobilieve. Kemi rreth 10 vjet që merremi me këtë aktivitet. Gjatë viteve të fundit ne kemi punuar mirë, e kemi pasur rritje të fitimit. E kemi filluar biznesin me 5 punëtorë dhe sot kemi 27 punëtorë. Nisma e qeverisë për të ulur normën e tatim fitimit është shume pozitive./o.l/e.caushi/





















