Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ulja e taksave, flasin sipërmarrësit

TIRANË, 13 janar /ATSH/ – Gazetarët e Agjencisë Telegrafike Shqiptare vizituan disa biznese në kryeqytet, ku pyeti sipërmarrësit se cili do të jetë efekti i uljes së tatim fitimit nga qeveria, nga 15% në 5%.

Ardjan Visha, një sipërmarrës në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë tha se është i kënaqur nga ulja e taksave dhe se e mirëpret uljen e normës së tatim fitimit e cila sipas tij, do të rrisë punësimin.

“Unë ushtroj aktivitetin tim prej viti 2001, tregtoj materiale ndërtimi. Deri dje nuk është se kemi punuar shumë mirë, por ulja e taksave nga qeveria vitet e fundit ka bërë që të fitojmë më shumë. Ulja e tatimfitimit nga 15% në 5%, do të rrisë punësimin” – u shpreh ai.

Edhe Teuta Beqiri sipërmarrëse e prodhimit të mobilieve, tha se aktiviteti i saj ka ardhur në rritje. Në fillimet saj regjistronte 5 të punësuar, me rritjen e të ardhurave numri i të punësuarve u rrit në 27 persona.

“Firma jonë merret me prodhimin e mobilieve. Kemi rreth 10 vjet që merremi me këtë aktivitet. Gjatë viteve të fundit ne kemi punuar mirë, e kemi pasur rritje të fitimit. E kemi filluar biznesin me 5 punëtorë dhe sot kemi 27 punëtorë. Nisma e qeverisë për të ulur normën e tatim fitimit është shume pozitive./o.l/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version