Ballina Ekonomi

“Siguria ushqimore”, AKU program trajnimi për nxënësit e shkollave

TIRANË, 11 janar /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) nën logon “Siguria Ushqimore” ka zgjeruar më tej programin ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe i cili startoi në kryeqytet në dhjetor të vitit 2018.
Me rinisjen e vitit shkollor për 2019, AKU ka zhvilluar një tjetër seancë trajnimi, për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” në qytetin e Beratit.
Interesi i nxënësve ishte i lartë, me pyetjet e shumta rreth kësaj tematike, kryesisht rreth tregtimit ambulant rreth shkollave dhe se cilat ushqime janë të shëndetshme për to.
Siç jemi shprehur edhe më herët, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

Në këtë kuadër duke marrë në konsideratë se për grup-moshat e nxënësve – referuar nevojave metabolike në funksion të procesit të rritjes dhe zhvillimet të tyre – është jetike cilësia dhe siguria e ushqimeve që ata konsumojnë, AKU ka pasur vëmendje të shtuar për kontrolle në subjekte që ofrojnë ushqim afër shkollave, sidomos të shitësve ambulant.

e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Presidenti nuk mendon për Kushtetutën po për lidershipin e opozitës
Artikulli tjetërHaradinaj: Ky vit është viti i ekonomisë për Kosovën