Ballina Bota

PARIS – Rritet popullariteti i Macron pas pikiatës

PARIS, 10 janar /ATSH-ANSA/- Pas disa muajsh rënie të ndjeshme në sondazhe, për presidentin francez Emmanuel Macron popullariteti ka filluar rritjen, sipas një studimi të Ifop (institut statistikash).

Në janar, opinionet pozitive mbi kreun e shtetit u rritën në 28%,  pra pesë pikë krahasuar me përqindjet e muajit dhjetor.

Për barometrin mujor të ”Figaro Magazine” ka një rritje, por është më shumë përmbajtje (vetëm një pikë tjetër).

Në muajin dhjetor, presidenti Macron kishte prekur pikën e popullaritetit më të ulët, në shifrën 23%./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlja trefish e taksave, burim punësimi e fitimi për sipërmarrjet
Artikulli tjetërAUSTRI – Kaos në rrugët e bllokuara nga dëbora, mungon… kripa!