Parashikimi i motit, 10 janar 2019

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti kryesisht do të jetë i vranët në të gjithë vendin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të ketë reshje të vazhdueshme shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Reshje bore do të ketë në lartësitë mbi 500-800 metra. Në mesditë reshjet e shiut do të fitojnë intensitet të lartë dhe hera herës në formën e rrëbeshëve kryesisht në bregdet. Reshjet e borës me intensitet të lartë kryesisht do të jenë në Veri e Verilindje të vendit. Reshjet do të humbin intensitet pasdite.

Prezente gjatë ditës do të kemi mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve. Njëkohësisht do të ketë depozitim të dëborës për shkak të temperaturave të ulëta si dhe ngrica.
Era do të fryjë Juglindje-Verilindje 1-12 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 0/5 re shi borë
Kukës -2/-1re borë
Lezhë 2/5 re shi borë
Dibër -3/-1 re borë
Durrës 4/9 re shi rrufe
Tiranë 2/8 re shi
Elbasan 0/6 re shi borë
Berat -1/7 re shi
Vlorë 4/10 re shi
Korçë -3/-1 re borë
Gjirokastër -1/3 re borë
Sarandë 3/10 re shi

 /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.