Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10.01.2019

ATHINË (Greqi) – Kancelarja Angela Merkel në vizitë në Greqi për herë të parë që nga 2014.

BUKURESHT (Rumani) – Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe komisionerët europianë nisin gjashtëmujorin e presidencës rumune të BE-së.

WAKEFIELD (Britani e Madhe) – Fjalim i liderit të opozitës, Jeremy Corbyn për Brexit.

BUDAPEST (Hungari) – Konferencë e pazakontë për shtyp e kryeministrit, Viktor Orban i cili po përballet prej gati një muaj me një revoltë sociale.

DUBLIN (Irlandë) – Fjalim i Boris Johnson për Brexit.

MCALLEN (SHBA) – Vizitë e planifikuar e Donald Trump në kufirin me Meksikën.

UASHINGTON (SHBA) – Takim i jashtëzakonshëm i Organizatës së Shteteve amerikane (OEA) për Venezuelën./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë Kosovë ftohtë dhe me reshje të dendura bore
Artikulli tjetërFOKUS – Sërish viktima nga moti i keq në Europë