Ballina Flash

Së shpejti, në rikonstruksion qendra e zhvillimit “Pëllumbat”

TIRANË, 9 janar/ATSH/-Shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni i godinës së Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat” në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar vëmëndjen ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe. Kështu, rikonstruksioni i qendres do të përfshijë rimodelimin e klasave, ambiente të pavarura për më të rriturit. Sipas MSHMS, do të rikonceptohet ofrimi i shërbimeve, me qëllim aftësimin dhe integrim e fëmijëve më aftësi ndryshe.

Deri në përfundim të punimeve në Qendrën e Zhvillimit fëmijët me aftësi të veçanta janë transferuar përkohësisht në një ambient komod dhe me standarde. z.tosku /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Pako të dyshimta në adresë të misioneve diplomatike
Artikulli tjetërGJERMANI – Greva në tre aeroporte paralizon trafikun ajror