Ballina Aktualitet

Reshjet e dëborës, ARRSH tregon akset ku qarkullimi bëhet me zinxhirë

TIRANË, 9 janar /ATSH/- Në kushtet e motit me reshje të dendura dëbore që ka pushtuar të gjithë vendin, Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi mbrëmjen e së mërkurës, mbi situatën qarkullimit të mjeteve në akset rrugore nga veriu në jug të vendit, ndërsa ripërsëriti apelin ndaj drejtueseve të mjeteve që të respektojnë udhëzimet përkatëse.

Sipas informacionit të ARRSH-së në orën 18:50, aktualisht në aksin Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë, qarkullimi behët me zinxhir. Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.

Në Pukë-Fushë-Arëz – Qafë Mali, Hani i Hotit-Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben-Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Segmenti Kukës-Krumë, Krumë-Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

“Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore”, shprehet ARRSH. e.xh/e.caushi/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe: Universitetet të njoftojnë publikisht që ka nisur mësimi
Artikulli tjetërUASHINGTON – BE-ja dhe SHBA-ja ende larg nga një marrëveshje tregtare