Braçe: Universitetet të njoftojnë publikisht që ka nisur mësimi

TIRANË, 9 janar/ATSH/ – Tetë kërkesat janë plotësuar dhe po plotësohen sipas afateve të vendosura.

Ky është reagimi i zëvendëskryeministrit të ri, Erion Braçe, i cili ka kërkuar që fakultetet të njoftojnë për nisjen e procesit mësimorë, pasi sipas tij, prindërit i dinë shkollat e mbyllura duke i mbajtur fëmijët në shtëpi.

“Boll me dhune e rrena! 8 kërkesa janë plotësuar e po plotësohen sipas afateve të vendosura! Prindërit duan të dërgojnë fëmijët në shkolla të shqetësuar për vitin që po humbin dhe shpenzimet e kryera! Universitetet të njoftojnë publikisht që ka nisur mësimi! I kanë fëmijët në shtëpi sepse i dinë shkollat mbyllur e pa mësim!! Nuk kam dëgjuar asnjë rektor ta bëj këtë! Prindërit nuk kanë dëgjuar asnjë rektor ta thotë këtë! Bëni detyrën. Hapni shkollat” thotë Braçe.

Protesta e studentëve vijojë edhe ditën e sotme, duke bërë që një pjesë e tyre të bojkotojnë mësimin edhe pse pjesa tjetër ka zgjedhur që t’u drejtohet auditorëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.