Ballina Aktualitet

Reshjet e borës, rruga e pastër në pikën kufitare të Kakavijës

TIRANË, 9 janar/ATSH- E.Caushi/ – Edhe pse reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin tonë ditën e fundit kanë qenë të shumta, autoritetet lokale dhe ato qendrore janë në gatishmëri për të përballuar situatën.

Një nga qarqet që ka patur reshje të konsiderueshme të dëborës është edhe ai i Gjirokastrës.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, bën me dije se aksi rrugor në pikën kufitare të Kakavijës është pastruar nga dëbora.

“Ka filluar rrebesh shiu në rrugën Dropull-Kakavijë. Gjatë inspektimeve të mija, kontrollova pikën kufitare në Kakavijë. Aty kanë mbërritur dy autobusë me destinacion Greqinë. Rruga është e pastruar. Për pastrimin e saj janë angazhuar disa mjete borëpastruese si dhe një ndihmë të madhe e dhanë edhe reshjet e shiut, të cilat shkrinë ngricat dhe dëborën. Qarkullimi është mëse normal në aksin e Kakavijës” – theksoi prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj.

Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në të gjithë vendin duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

ARRSH dhe kontraktorët për të shmangur aksidentet rrugore me pasoja, janë duke hedhur kripë dhe skorje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVALETA – Të 49 emigrantët të bllokuar në Mesdhe zbarkojnë në Maltë
Artikulli tjetërHOLANDË – Autoriteti Europian e Barnave zhvendoset në Amsterdam për shkak të Brexit