Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, AKU letër bashkëpunimi të gjithë operatorëve

TIRANË, 8 janar /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë ushqimore në vend, krahas të tjerave i ka kushtuar një rëndësi të posaçme sensibilizimit të subjekteve dhe të konsumatorëve.
Së fundmi, AKU iu ka drejtuar letër të gjithë organizatave përfaqësuese të subjekteve “Operator i Biznesit Ushqimor”, duke kërkuar të vendoset një bashkëpunim real e i pandërprerë me një qëllim të vetëm, siguria ushqimore në vend.
Gjithsej 5029 subjekte, dyqane mishi, thertore, stabilimente e baxho qumështi, restorante, magazine ushqimore, importues, etj, në kuadër të transparencës janë informuar nga AKU për kërkesat ligjore, shkeljet që hasen më shpesh, si dhe u janë dërguar për vetëkontroll, list-verifikimet.
Përgjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese e mbikëqyrëse është evidentuar jo në pak raste fenomeni i tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore dhe që e keqinformojnë konsumatorin
Ndaj, në këtë letër theksi bie tek çështja e etiketimit, pasi nuk është thjesht një element
dekorativ/figurant që produktet ushqimore duhet ta kenë për shkaqe reklamimi, por është detyrim i kërkesave rregullatorë dhe është mënyra e vetme nëpërmjet së cilës konsumatori merr informacion lidhur me produktin që ofrohet për konsum.
Përpos disa elementeve problematik shifrat e vitit 2018 kanë një rritje të fortë të numrit të
kërkesave për notifikim të etiketave. Në 2018, AKU ka marrë 313 kërkesa për miratim etikete më shumë se në vitin 2017. Ka revokuar 8 produkte bulmeti të përbëra me vaj palme, e miratuar 39 të tjera si “produkt i përbërë ndryshe nga shifrat 2009 – 2017 që janë notifikuar vetëm 19 etiketa.
Ky progres është arritur duke harmonizuar në maksimumin e mundshëm sensibilizimin e
publikut dhe të subjekteve me ndëshkimin administrative të shkelësve. Kështu gjatë vitit 2018 janë ndëshkuar 208 subjekte për shkelje të kërkesave të etiketimit, ndërsa në 2017-ën , 91 subjekte. e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Lëvizja Kombëtare e Leximit, këtë herë me tituj të rinj në Pogradec
Artikulli tjetërFOTO/ Një grup studentësh protestojnë, të tjerët futen në auditore