Këmbim valutor, leku zhvlerësohet pas festave të fundvitit

TIRANË, 8 janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku është zhvlerësuar kundrejt të gjitha monedhave të huaja.

Pas festave të fundvitit, që u shoqëruan me zhvlerësim të ndjeshëm të valutave kryesore euro dhe dollar, për shkak të prurjeve të lartë në treg, (nga emigrantët, rritja e konsumit në treg, të importeve etj) referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fillim të javës së dytë të muajit janar 2019, duket se valutat kanë rimarrë pozitat në këmbim me lekun.

Kështu euro këmbehet me 123.81 lekë ose 0,26 lekë më shumë në fillim javë dhe dollari amerikan ka fituar sot 0,12 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 108.14 lekëve.

Pozitat i ka forcuar ndjeshëm edhe paundi britanik me 0,46 lekë dhe franga zvicerane me 0,32 lekë.

Operatorët e tregut valutor shprehen se, kërkesë-oferta dikton ecurinë e këmbimit por gjithashtu sipas tyre, edhe ecuria në bursat ndërkombëtare reflektohet në luhatjet valutore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.14 +0.12
Euro EUR 123.81 +0.26
Poundi Britanik GBP 137.99 +0.46
Franga Zvicerane CHF 110.30 +0.32
Jeni Japonez (100) JPY 99.47 -0.27
Dollari Australian AUD 77.04 +0.06
Dollari Kanadez CAD 81.47 +0.62
Korona Suedeze SEK 12.15 +0.07
Korona Norvegjeze NOK 12.66 +0.06
Korona Daneze DKK 16.58 +0.03
SDR SDR 150.62 +0.39
Ari(OZ 1) XAU 138757.68 -672.38
Argjend(OZ 1) XAG 1684.93 -16.06
Juani Kinez (onshore) CNY 15.78 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 15.77 +0.01
Lira Turke TRY 19.82 -0.29

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.