Ballina Flash

Pastrohen nga bora rrugët në Skënderaj

PRISHTINË, 7 janar /ATSH/ – Reshjet e borës mbrëmë në Skënderaj dhe fshatrat përreth, kanë mbuluar një pjesë të mirë të rrugëve.

Komuna e Skënderajt njofton se ka shtuar angazhimin që nëpërmjet kompanive të kontraktuara, të pastrohen rrugët nga bora dhe ngricat e pranishme, në mënyrë që qarkullimi të bëhet me lehtësi.

“Makineria e kompanive nuk do të ndalet dhe do të vijojë punën rreth pastrimit të secilës rrugë e në çdo fshat. Krahas punës në terren, po ashtu qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion”, bëri të ditur kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredia për investime, kryeson në huadhënien për biznesin
Artikulli tjetërAUSTRI – Anomali pas bllokimit të shumë akseve rrugore nga dëbora