Dua Lipa publikon datën për lançimin e këngës së re

TIRANË,7 janar /ATSH/ – Dua Lipa ka konfirmuar se më 25 janar 2019 do të publikojë këngën e saj të “Swan Song”.

“Swan Song” është kolona zanore e filmit aksion “Alita: Battle Angel”.

Producent të këtij filmi janë James Cameron dhe Jon Landau të njohur për filmin e tyre “Avatar”, derisa regjisor i filmit është Robert Rodriguez i njohur me “Sin City”.

Dua Lipa ndihet shumë krenare që është pjesë e një projekt kaq të rëndësishëm. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.