Ballina Ekonomi

Kontratat e reja për “studim-projektim” të rrugëve

TIRANË, 2 janar /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se në 2018 ka lidhur disa kontrata të reja për studim-projektim, si dhe disa kontrata që kanë përfunduar procesin e studim-projektimit.

Kontratat e reja për studim-projektim të lidhura këtë vit:

Studim Projektim Mbikalimi TEG.

Studim Projektim i urave të Leklit, Dragotit, Ura e Vorës, Tapizës, Ura e Drojës, Zëmblakut.

Rikonstruksion i urës së Kaludhit dhe nyja në disnivel në Bushnesh dhe ura lidhëse e rrugëve Levan-Tepelenë me Dragot-Tepelenë (përfunduar projekt-idea).

Studim projektim vazhdimi i rrugës Kardhiq-Delvinë nga fshati Shijan (përfundimi i lotit 2) deri tek Ura e Gajdarit, lidhja me qytetin e Delvinës dhe rishikimi i projekt-zbatimit të lotit 7 (Tuneli), në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë (lidhet brenda Dhjetorit 2018).

Gjithashtu ARRSH publikon kontratat e përfunduara dhe në proces për studim-projektim:

Studim projektim segmenti Gjirokastër-Libohove-Polican-Zagori (përfunduar Projekt-Ideja).

Studim Projektim i segmenteve rrugore Skrapar-Gramsh.

Studim Projektim Plotësimi i Bypass Shkodër si pjese e korridorit Veri-Jug dhe lidhja me qytetin (ka përfunduar plotësisht).

Studim Projekt-zbatimi për akset Skrapar-Korçë. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBIOTEKNOLOGJI – Zbulohen bakteret restauruese, shpëtojnë pikturat nga degradimi
Artikulli tjetërRritja e ekonomisë në Eurozonë, impakt pozitiv në Shqipëri