TIRANË, 2 janar /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar, publikoi raportin vjetor për vitin 2018.
ARRSH, bën me dije se gjatë vitit që lamë pas u përmbyllen disa kontrata të lidhura shumë kohë më parë që kanë një ndikim të madh në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë vitit 2018, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar investimet në 21 akse rrugore:
Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë-Rrëshen-Thumanë
Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa V-L, Loti 1.
Riveshje dhe sistemim asfaltim, masa inxhinierike rruga Këlcyrë-Përmet, loti i 3-të.
Plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit sistemim asfaltim rruga Korçë-Ersekë Loti 1.
Ndërtim rruga Kukës-Morinë (vepra arti të mëdha) Loti 1.
Rikonstruksioni segmenti rrugor Ura e Gajdarit – Hyrje Sarandë.
Ndërtim Unaza e re e Tiranës (Segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur 0.000-0.640) + plotësimin dhe përfundimin.
Rikonstruksion Segmenti rrugor Kodër Kamëz – Tapizë.
Përmirësimi i sigurisë rrugore aksi Kashar – Rinas.
Ndërtim rruga Kardhiq-Delvinë, Loti 1.
Ndërtim mbrojtja nga lumi në Milot-Skuraj.
Përmirësimi i shtresave rrugore dhe i sinjalistikës në segmentin rrugor Fushë-Krujë – Thumanë
Ndërtim rruga e bypass-it Plepa-Kavajë-Rrogozhinë loti 10.
Ndërtim rruga e bypass-it Plepa-Kavajë-Rrogozhinë loti 11.
Sistemin, asfaltim e rrugëve lidhëse me bregdetin, (Llogora -Sarandë) loti 1.
Ndërtimi i segmentit rrugor Damës-Tepelenë.
Ndërhyrje emergjente për stabilizimin e rrëshqitjes në segmentin Lin-Pogradec (kontratë e re lidhur në 2018).
Punimet te Ura e Drojës.
Nënkalimi hekurudhor Librazhd (kontratë e re lidhur në 2018).
Sistemim asfaltim rruga 3 Urat – Leskovik.
Ndërtim rruga “Unaza e Re” e Tiranës (segmenti Komuna e Parisit – rruga e re Tiranë-Elbasan). /o.l/e.caushi/























