UASHINGTON, 1 janar /ATSH-DPA/ – Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, deklaroi se do të largohej nga pozicioni i saj në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.
“E çmoj mundësinë që m’u ofrua nga kjo administratë, të shërbej bashkë me sekretarin e Mbrojtjes, pjesëtarët e shërbimit dhe të gjithë stafin civil. Ishte një nder dhe privilegj”, shkroi White në Twitter.
Largimi i saj është i fundit në një sërë dorëheqjesh të personave të profilit të lartë nga administrata Trump.
Më herët gjatë dhjetorit, Mattis njoftoi për dorëheqjen e tij, si rezultat i vendimit të Trumpit për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.
Gjatë kohës sa ishte në Pentagon, White ishte herë pas here burim polemikash, për çka një herë u hetua për akuzat se kishte përdorur stafin për të kryer punë personale./ /os/ a.jor.






















